Lajme

Numërohen 80% e kutive: Rama dhe Basha ‘kyçen’ në zyrat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 26 June 2017

Forcat politike në vend janë duke pritur numërimin e kutisë së fundit. Deri tani Partia Socialiste kryeson bindshëm.

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë preferuar të qëndrojnë të distancuar nga mediat, ndërsa presin mbylljen e këtij procesi në zyrat përkatëse, ku dhe njihen me rezultatet që vinë nga mbarë Shqipëria, kur kanë ngelur edhe rreth 1100 kuti.

Rama aktualisht ndodhet në zyrën e tij, ku e shoqëron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Kreu i PD-së, Basha është rikthyer në zyrën e tij, ndërsa klima në selinë blu paraqitet e qetë. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera