Lajme

Deputetja me vetëm 500 euro në konto

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 26 June 2017

Fundi i mandatit të deputetit e ka gjetur Albulena Haxhiun në mjaft borxhe.

Deputetja e cila udhëhoqi Komisionin për Legjislacion ka deklaruar se ka në konton e saj vetëm 500 euro ndërsa është në disa kredi dhe detyrime financiare në disa banka.

Haxhiu ka treguar se ka dy kredi në vlerë prej 9 mijë eurosh, një kredit kartelë në vlerë prej 1,500 euro si dhe një kartelë krediti në vlerë prej 950 euro.

-Advertisement-

Deputetja ka deklaruar se ka një banesë së bashku me bashkëshortin si dhe disa ari truall vlera e të cilave shkon në 80 mijë euro ndërsa të hyrat e familjes shkojnë në 25 mijë euro në vit.

Deklarimin e pasurise mund ta lexoni këtu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera