Lajme

Rezultati i dobët i PD-së në zgjedhje, reagon për herë të parë Basha

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 26 June 2017

Pas rezultatit të dobët të PD, reagon edhe kryetari i kësaj partie Lulzim Basha. Basha u është drejtuar me një mesazh të gjithë numuruesve dhe komisionerëve.

Ai u ka bërë thirrje që të mos lejojnë asnjë deformim apo tjetërsim të vullnetit të popullit.

“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha” – shkruan Basha.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera