Sport

⚽️ Kombëtarja shqiptare me drejtor teknik italian, nesër zyrtarizimi (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 26 June 2017
Për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e Noçerinës, por nëse nesër arrihet akordi me FSHF-në, ai do të zgjedhjë të vijë në Shqipëri.
Kombëtaret shqiptare të futbollit do të kenë një drejtor teknik italian. Bëhet fjalë për trajnerin italian 66-vjeçar, Masimo Morxhia. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë tekniku nga Roma në një komunikim me mediat italiane. Për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra e Noçerinës, por nëse nesër arrihet akordi me FSHF-në, ai do të zgjedhjë të vijë në Shqipëri.

“Më ka ardhur një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë drejtor teknik i të gjithë ekipeve përfaqësuese dhe më kanë thënë se brenda të martës do ta mbyllim marrëveshjen. U kërkova nëse do ishte e mundur që ta mbyllnim më herët, por ata janë edhe duke kërkuar trajner të ri për ekipin kombëtar dhe normalisht që kjo çështje është më e rëndësishme.

Mu bë shumë qejfi nga oferta që mora sepse në këtë moshë një pozicion i tillë në një federatë futbolli do të ishte kurorëzim i karrierës sime. Nëse nuk shkoj në Shqipëri, do të marr drejtimin e Noçerinës”, tha Morxhia për “La Citta”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera