Lajme

Numërohen 1971 nga 5362 kuti, ja kush kryeson me 50% të votave

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 26 June 2017

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit. Nga numërimi i deritanishëm, në rang vendi janë mbaruar 1971 kuti votimi nga 5362 që janë gjithsej.

Ndërkohë nga rezultatet e këtyre kutive të votimin, PS është në avantazh me 50% të votave, e ndjekur nga PD me 28% dhe LSI me 15%.

Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit të 1971 kutive të votimit:

-Advertisement-

 Partia Socialiste ka siguruar 247242 vota, ose 76 mandate;

Partia Demokratike ka siguruar 137305 vota ose 41 mandate;

LSI ka 75318 vota ose 20 mandate;

Në vend të katërt renditet PDIU me 19688 vota ose 2 mandate, e ndjekur nga LIBRA me 5051 vota ose 0 mandate; dhe Partia Social Demokrate me 2599 vota ose 1 mandat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera