Lajme

Arrin në 148 numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës së naftës në Pakistan

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 25 June 2017

Është rritur në 148 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne të rrotulluar të naftës në Pakistan.

Por, numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet edhe më tej, pasi 50 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë nga djegiet që kanë marrë si pasojë e shpërthimit.

Qindra persona kishin vrapuar drejt cisternës së rrotulluar që po rridhte naftë kur ajo shpërtheu papritmas.

-Advertisement-

Saznoor Ahmad, 30-vjeçar, dy kushërinjtë e të cilit u vranë në zjarr, ka thënë se turma e njerëzve bërtiste teksa flaka i kaplonte ata.

“Zjarri lëvizi shumë shpejt,” ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera