Lajme

Konfirmohet vrasja e katërfishtë në Shkup, jepen detaje si ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 25 June 2017

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi ka konfirmuar vrasjen tragjike në fshatin Gllumovë të Shkupit.

Nga MPB thonë se, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, ka kryer vetëvrasje pasi është ndjekur nga njësiti “Alfa”.

“Sot rreth orës 10 nga ana e një personi të panjohur është kryer vrasje ndaj tre personave (një person është vrarë në fshatin Gllumovë, ndërsa dy të tjerët janë vrarë në hyrje të fshatit Kondovë).

-Advertisement-

Pas tentimit për arrestim të personit të dyshuar për vrasjen e trefishtë nga ana e njësitit “Alfa”, i njëti ka kryer vetëvrasje. Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Hetimi është në vazhdë. Ndërsa sigurisht vrasësi është SH.S nga fshati Gllumovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera