Bahtiri nuk zbath këpucët me pluhur në shtëpinë e re të familjes skamnore
Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 24 June 2017
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk e ka parë të arsyeshme të heqë këpucët e tij brenda një dhome të një familje gjashtë anëtarëshe.
Ai ka marrë pjesë sot në një ceremoni të dorëzimit të çelësave të banesës së re për familjen e Murat Fejzullahut, të cilën ia ka dhuruar Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, nga Prizreni.
Njoftimin për këtë e kanë dërguar zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, bashkë me fotografitë në njërën prej të cilave, ajo në banesën e re të familjes, Agim Bahtiri shihet i vetëm që mban mbathur këpucët, raporton Koha.net. Madje, në bazë të fotografisë, këpucët e Bahtirit shihen goxha të pista me pluhur.
“Deri sot kjo familje jetonte në kushte tejet të rënda në një hapësirë prej 20 metrash katrorë, në një barakë të ish ndërmarrjeve të paraluftës nga Serbia. Çelësat e banesës që gjendet në qendër të qytetit, mu para ndërtesës komunale, familjes Fejzullahut, ia kanë dorëzuar të shtunën kryetari i Shoqatës së lartpërmendur, Halil Kastrati dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Qazim Nimani”, thuhet në njoftimin e Komunës që drejtohet nga Bahtiri.
Bahtiri citohet të ketë thënë se është i lumtur me këtë dhuratë të Shoqatës për këtë familje.
“Jam tepër i lumtur që në këtë natë të madhe, para ditës së madhërishme të Bajramit të Madh, në mënyrë krejt të papritur iu bë zgjidhja e banimit kësaj familje. Kryetari i Shoqatës ‘Jetimët e Ballkanit’, Halil Kastrati, na befasoi të gjithëve me këtë vendit të tij dhe unë e falënderoj shumë në emër timin, në emër të Komunës, të familjes Fejzullahu, por edhe të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, citohet të ketë thënë, “i mbathur me këpucë” Bahtiri.
Kujtojmë se Agim Bahtiri është milioner, njëri prej personave më të pasur në Kosovë. Në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, gjë që ia obligon ligji, Bahtiri ka deklaruar se posedon 4 shtëpi. Prej tyre, njëra ka vlerën prej 860 mijë euro, tjera 200 mijë euro dhe dy të tjera me vlerë prej 150 mijë euro secila.
Ai ka deklaruar edhe tokë bujqësore, 17 hektarë vlera e secilës llogaritët të jetë 6.2 milionë euro. Posedon edhe një Audi Q7 me vlerë 10 mijë euro. Para të gatshme ka deklaruar 5 mijë e 515 euro, ndërsa paga e tij vjetore nga Kuvendi Komunal është 15,753.36 euro. Bahtiri ka deklaruar pagë të dy fëmijëve të tij në Holandë prej 336 mijë euro.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...