Uncategorized

Kujdes! Këto gabime gjatë votimit mund t’ju fusin në burg

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 June 2017

Nesër data shënon 25 qershor dhe është dita ku shqiptarët pas 4 vitesh zgjedhin qeverinë e ardhshme. Përgaditjet e fundit për një proçes të rregullt akoma vazhdojnë ndërkohë nëser në orën 7 do të hapen të gjitha qëndrat e votimit në të gjithë vendin e për t’u mbyllur në orën 19:00.Ashtu siç jemi informuar edhe më përparë, ka disa rregulla themelore të cilat garantojnë jo vetëm vlershmërinë e votës por edhe lirinë tonë, për të mos kryer një vepër penale.Mos fotografoni fletën e votimit

Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose filmimit të saj, ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës sesi ka votuar, shfaqjes së tyre tek persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit deri në katër vjet me burgim.Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit.

Dhënia e dokumentit të identifikimit me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, garantimin e mospjesëmarrjes në votime, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Marrja e dokumentit të identifikimit të shtetasve të tjerë, me qëllim përdorimin e tij në mënyrë të paligjshme për zgjedhje, moslejimin për të votuar, për të ndikuar në mënyrën e votimit, ose për çdo qëllim tjetër të paligjshëm që lidhet me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.Në këto zgjedhje nuk është regjistruar asnjë koalicion zgjedhor.Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.

-Advertisement-

Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.Të drejtën e votës e kanë 3 452 308 shtetas. Ndër ta, 136 651 zgjedhës votojnë për herë të parë.51% e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49% femra. Në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë të përcaktuar, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë.Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘dekriminalizimit’.Sipas të dhënave, rreth 2000 të burgosur nuk do të votojnë për shkak të këtij ligji. Më shumë se 900 të dënuar me të drejtë vote nuk kanë mundësi të votojnë nesër, për shkak se dokumentet e tyre si ID apo pasaportat janë të grumbulluara dhe sekuestruara nga prokuroritë dhe gjykatat e pa to ata nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës. Pas interesimit zyrtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, konfirmohet kjo shifër e lartë teksa do të votojnë rreth 4 mijë të dënuar.Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 janë 1.489 persona që kanë mbushur moshën 100 vjeç, të bllokuar në listën e zgjedhësve me metoda informatike.Rreth 3.4 milionë qytetarë shqiptarë me të drejtë vote do të zgjedhin nesër Kuvendin e ri. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera