Lajme

Takim i përbashkët i menaxhmentit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 23 June 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës  Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganave të Kosovës  Bahri Berisha me bashkëpunëtor.

Në takim ndër të tjera është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e informalitetit dhe evazionit fiskal. Këmbimi i të dhënave dhe informatave në mënyrë elektronike i cili ka lehtësuar dhe ndihmuar në punën e ATK-së.

Po ashtu është diskutuar për angazhimin e përbashkët lidhur me lojërat e fatit, akciza dhe  importimi i aparateve për këto aktivitete.

-Advertisement-

Si çështje e veçantë me implikime edhe në punën e ATK-së është diskutuar edhe për Rivlerësimet Doganore, informimi për ATK, Depot doganore, lirimet e TSVH në importin e lëndës së parë në funksion të lehtësimit për tatimpaguesit.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e  aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera