Lajme

Mogherini: Përafrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në është prioritet

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 23 June 2017

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se përafrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian është njëri nga dy prioritete e punës së saj në të ardhmen.

Kjo është me rëndësi për interesat strategjike për BE-së dhe finalzimi i idesë për një kontinent të bashkuar, shkruan europeanëesternbalkans.com, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka shtuar se pranë punës së saj për sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së, prioritet i dytë është që në dy vitet e ardhshme që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpien më afër BE-së dhe ta sigurojnë më pas ta arrijnë këtë proces të pakthyeshëm.

-Advertisement-

Mogherini ka shtuar se ajo nuk e thotë ketë sepse ka parë se në Ballkan ka zona të ngatërresës, por që kjo pjesë e Evropës ka shumë potenciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera