Auto&Tech

YouTube me 1.5 miliard përdorues në muaj

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 23 June 2017

Rrjeti gjigant YouTube ka prezantuar statistikat e reja në konferencën vjetore për video VidCon, e cila mbahet në Los Angeles, transmeton Koha.net.

VidCon është një konventë ku yjet e famshëm të YouTube mund të takohen me adhuruesit e tyre, si dhe të mësojnë e të inspirohen për të postuar e bërë video.

Shefja e YouTube, Susan Wojcicki ka shpalosur disa statistika për të treguar suksesin dhe rritjen e YouTube.

-Advertisement-

Ajo ka treguar se për çdo muaj YouTube ka 1.5 miliard përdorues me llogari të kyçur në të.

Që do të thotë se numri i atyre që hyjnë në YouTube, por që nuk janë të kyçur me ndonjë llogari është edhe më i madh.

Një statistikë tjetër thotë se njerëzit shikojnë mesatarisht një orë në ditë video nga mobilët apo pajisjet e lëvizshme, që është një sasi shumë e madhe e kohës, nëse llogaritet për muaj apo vit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy