Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin Lekaj
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 23 June 2017
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën ushtruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë të marrë më 15 maj 2017, për hedhjen e aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës Pal Lekaj dhe dy të akuzuarve tjerë Qazim Mehmeti dhe Nikollë Lleshi.
Avokati i Pal Lekaj, Arianit Koci ka deklaruar për Indeksonline se prokuroria nuk ka pas asnjë provë që klienti tij Lekaj të ketë kryer ndonjë vepër penale.
“E kam thënë edhe më herët se nuk ka pasur asnjë provë se Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, ka thënë Koci për Indeksonline.
Pal Lekaj, Qazim Mehmeti dhe Nikoll;ë Lleshi ngarkoheshin me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ankesa e Prokurorisë Speciale e bërë më 26 maj 2017, pretendonte se në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë kishte shkelje të dispozitave esenciale të procedurës penale, vërtetim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje të ligjit penal.
Por lidhur me këtë ankesë, Prokuroria e Apelit në Prishtinë më 13 qershor 2017, ka propozuar që e njëjta të aprovohet si e bazuar, dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje dhe procedim në shqyrtim gjyqësor.
E pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore në ankesë, Gjykata e Apelit e refuzon ankesën ë lartpërmendur si të pabazuar./Indeksonline/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...