Lajme

SHBA ndryshon procesin për viza turistike

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 23 June 2017

Shumë shtetas të huaj që duan të shkojnë për turizëm në Shtetet e Bashkuara mund të duhet të presin më gjatë për marrjen e vizës.

Presidenti Donald Trump sapo ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar udhëzimet e miratuara nga Presidenti Obama për kohëzgjatjen e miratimit të vizës në konsullatat amerikane.

Urdhëresa e re, e nxjerrë pa ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit, eliminon një seksion të urdhërit ekzekutiv të 2012 që parashikonte përshpejtimin e kohës për miratimin e vizave për turistë e vizitorë, përfshirë edhe vizat për studentë.

-Advertisement-

Urdhri i administratës Obama i kërkonte Departamentit të Shtetit të “garantojë që 80% e vizave jo për synime imigracioni të intervistohen brenda tre javësh pas dorëzimit të kërkesës”.

Urdhri i ri vjen pas disa muaj përpjekjesh nga administrata Trump për të ndryshuar disa politika në imigracion dhe për të vënë në zbatim masa të “kontrollit të rreptë”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha për Zërin e Amerikës se amendamenti “eliminon disa kërkesa arbitrare”. “Presidenti kërkon një proces vetingu të kujdesshëm, të saktë dhe jo të ngutur thjesht si rezultat i një afati kohor arbitrar,” tha zyrtari.

Kohët e fundit administrata Trump tha se procesi i vetingut të personit do të përfshinte analizën e komenteve në median sociale gjatë pesë vjetëve të fundit dhe informatat biografike të 15 vjetëve të fundit, gjë që nënkupton se punonjësit e konsullatës mund t’i kërkojnë aplikantit profilin e tij në Facebook si dhe një listë të të gjitha vendeve që ka vizituar brenda më shumë se 10 vjetësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera