KQZ tregon se kur do të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 22 June 2017
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikoj rezultatin e zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit në fund të këtij muaji.
Kështu ka paralajmëruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Kjo e fundit ka thënë se kandidatët për deputetët janë ata të cilët e kanë prolonguar këtë proces.
“Sipas parashikimeve tona, besoj qe ashtu siç kemi thënë në fund të qershorit do të ndodhë certifikimi i rezultatit zgjedhor. Nuk po mund të themi data, sepse nuk varet krejtësisht nga ne. Kandidatët sërish e kanë prolonguar procesin”, ka thënë Daka për ‘Indeksonline’.
E para e KQZ-së, ka bërë me dije se më së largu të shtunën do të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Daka i ka vlerësuar të pakuptimta ankesat e partive në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare.
“Partitë të disiplinojnë komisionerët dhe kandidatët të mos bëjnë presion mbi komisionerë. Po na përsëritet storia e vjetër. Kandidatët për interesa personale i kanë shty komisionerët më i rregullu votat”, ka shtuar Daka.
E pyetur, nëse dështon formimi i institucioneve a do të ishte KQZ e gatshme të organizonte një tjetër proces zgjedhor para zgjedhjeve lokale, Daka ka thënë se nuk e kanë menduar këtë çështje.
“Varët krejt nga konstituimi i Kuvendit. Janë afatet kushtetuese, nëse ajo ndodhë ishalla nuk ndodhë, sepse kemi pasur boll zgjedhje”, ka theksuar ajo.
Aktualisht KQZ është në proces të rinumërimit të 280 kutive të votimit pas ankesave nga ana e kandidatëve për deputetë.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...