SHBA-Rusi: Një luftë e re brenda luftës
Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 21 June 2017
Kjo është një luftë e re brenda luftës. Në brendësi të konfliktit që zgjat prej gjashtë vjetësh në Siri, është zhvilluar një tjetër që sheh të kundërvëna Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për të vendosur se kush do të marrë kontrollin e territoreve që Shteti Islamik është duke i humbur.
Por le të fillojmë nga faktet.
Të dielën, në 18 qershor, aviacioni amerikan ka rrëzuar një avion luftarak sirian. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Damasku ka protestuar fuqishëm, por komandanti amerikan i koalicionit ndërkombëtar, i organizuar për të luftuar Shtetin Islamik, i ka mohuar akuzat.
Sipas SHBA nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje, për shkak se aviacioni i Bashar al Asadit kërcënonte trupat arabo-kurde të Forcave Demokratike siriane, që Uashingtoni i armatos dhe mbështet, në sulmin e nisur më 6 qershor në Raqqa, kryeqendra siriane e ISIS.
Aletët e Damaskut reaguan menjëherë. Irani bëri një demonstrim force, duke lëshuar nga territori i tij, disa raketa kundër një zone në veri të Sirisë, që është ende në duart e ISIS. Rusët kanë bërë të ditur të hënën se duan të “mbyllin kanalet e komunikimit” që janë hapur me SHBA në Siri, për të shmangur incidentet mes aviacionit amerikan dhe atij rus, të dy aktivë në Siri (i pari kundër ISIS, i dyti në mbështetje të ushtrisë së Assadit).
Një fakt edhe më i rëndë, është ai që Rusia ka drejtuar raketat kundër avionëve të koalicionit, duke u kërkuar të mos godasin më avionët e Damaskut.
Po përse rusët reaguan në mënyrë kaq të fortë? Arsyet janë dy. E para është që, në lojë është kredibiliteti i tyre, sepse janë mbrojtës të Assadit. E dyta, më konkrete, është që amerikanët dhe koalicioni ndërkombëtar janë duke e mposhtur ISIS-in.
Dy reshtime
Mosuli, kryeqendra irakiane e kalifatit, i reziston rrethimit vetëm sepse xhihadistët përdorin si mburoja njerëzore, banorët e qytetit të vjetër. Raqqa, qyteti sirian nga i cili organizon sulmet që mbështetësit e tij vënë në zbatim në të gjithë botën, tani është nën rrethim. Po humbet terren dhe për këtë arsye po shpërthen një garë midis dy blloqeve të mëdha, se kush do të marrë atë që është sot territori i xhihadistëve.
Nga njëra anë janë Irani, fuqia më e madhe shiite në Lindjen e Mesme; regjimi shiit sirian që po fiton një avantazh kundër rebelëve dhe tani po sulmon, ISIS-in; dhe në fund Rusia, e cila mbështet shiitët në rajon. Nga ana tjetër janë SHBA, që nuk duan të shohin Iranin të zërë vendin e ISIS, për shkak se Donald Trump ka ripërtërirë aleancën me shtetet sunite dhe në veçanti me monarkitë e Gjirit, që janë kundër Teheranit.
Nëpërmjet proteges e tyre, amerikanët dhe rusët konkurrojnë për ndikim në rajon, dhe lufta në Siri merr një dimension të ri dhe shqetësuese.
Përmes palëve që kanë marrë në mbrojtje, amerikanët dhe rusët po konkurrojnë për influencë në rajon, dhe lufta në Siri ka marrë një dimension të ri, shumë shqetësues. / France Inter
Bernard Guetta
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...