Lajme

Princi Philip shtrohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 21 June 2017

Duka i Edinburgut është dërguar në spital për trajtimin e një infeksioni, raportojnë mediat britanike.

Mediat raportojnë se ai është shtruar në spital si masë parandaluese për trajtimin e infeksionit.

Duka, i cili ka pasur probleme mjekësore përgjatë viteve, dukej se ishte me shëndet të mirë në Ascot ku u pa dje me mbretëreshën, transmeton Express.

-Advertisement-

Pallati Buckingham ka thënë në një komunikatë: “Duka i Edingurut është pranuar mbrëmë në spitalin ‘King Edward VII’ në Londër, si masë parandaluese, për trajtimin e një infeksioni.”

Princi Philip, megjithatë, nuk do të mund të marrë pjesë përkrah mbretëreshës në hapjen shtetërore të Parlamentit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera