Sport

⚽️ Zyrtare: Ky është përforcimi i fundit i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 21 June 2017

Klubi i futbollit Prishtina është përforcuar edhe me një lojtar për garat kualifikuese të Ligës së Evropës. Në radhët e saj ka transferuar një futbollist nga Gana. Bëhet fjalë për futbollistin e krahut të majtë, Abdul Bashiru.

Ganezi së fundi ishte huazuar te skuadra elitare e Ganës, Dremas. Ai është pjesë e skuadrës tjetër elitare të Ganës, Bechem United, shkruan sot Koha Ditore.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka bërë të ditur të martën për gazetën, trajneri Arsim Thaqi. Ardhjen në Prishtinë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti 25-vjeçar. Ai për gazetën ka theksuar se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës.

-Advertisement-

Thaqi ka theksuar se bëhet fjalë për një lojtar kualitativ. Ai shpreson që në dispozicion ta ketë qysh në ndeshjen e parë, debutuese për Prishtinën në kualifikime për Ligën e Evropës. Prishtina në raundin e parë kualifikues do të luajë ndaj Norrkopingut. Ndeshjen e parë e luan më 29 qershor në Suedi, të kthimit pas një jave në Mitrovicë.

Po të martën klubi Prishtina njoftoi se ka aranzhuar edhe një miqësore para sfidës së vështirë në Suedi. Të shtunën, më 24 qershor nga ora 17:00 do të luajë kundër Partizanit të Tiranës në stadiumin e Laçit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera