Lajme

Familja e sulmuesit të sulmit terrorist ndaj xhamisë në Londër: Biri ynë s’është terrorist

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 20 June 2017

Darren Osborne, i cili dyshohet se me qëllim e ka shtypur turmën e myslimanëve afër një xhamie në Finsbury Park në Londër të shtunën pak para mesnatës, është i trazuar dhe me komplekse, por nuk është terrorist, thotë familja e tij.

Osborne, baba 47-vjeçar i katër fëmijëve nga Kardifi i Uellsit, raportohet të ketë bërtitur: “Dua t’i vras myslimanë – e bëra punën time,” pasi që e kishte shkelur një grup myslimanësh me një furgon të cilin e kishte marrë me qira, transmeton Express.

Fillimisht, Osborne u arrestuar për tentim vrasje dhe më pas u arrestua përsëri për përgatitjen dhe kryerjen e terrorizmit, përfshirë vrasjen dhe tentim vrasjen.

-Advertisement-

 Por, nëna e tij, Christine Osborne, 72-vjeçare, ka thënë se edhe ajo është duke e përjetuar makthin e çdo nene dhe se kishte bërtitur kur e kishte parë të birin në televizion.

“I biri im s’është terrorist – ai është thjesht një njeri me probleme dhe unë nuk e di se si ta përballoj të gjithë këtë. Ai kurrë nuk me ka folur mua për sulme terroriste apo për ‘myslimanët e mallkuar’ – kurrë në një milion vjet dhe kjo është e vërteta,” ka thënë ajo për The Sun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera