18 vjet burg për vrasjen në prani të policit
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 20 June 2017
Skender Berisha u dënua me 18 vjet burg për vrasjen e Qamil Avdylagës, pas një përleshjeje mes dy familjeve.
Gjykata Themelore e Prizrenit, shpalli aktgjykim dënues ndaj 11 personave në rastin e rrahjes mes dy familjeve nga lagjja Arbana e Prizrenit që përfundoi me vrasje.
Skender Berisha nga fshati Brestovc, Komuna e Rahovecit, me banim në Lagjen Arbana të Prizrenit, për shkak të veprës penale të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje, u dënua me 18 vjet burg.
Agron Avdylaga, nga Prizreni, për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë, u dënua me 3 vjet burg.
Të akuzuarit Xhemajli Berisha dhe Drilon Berisha, u dënuan me nga një vit burgim efektiv për veprën penale të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.
Të akuzuarit Ramiz Avdylaga, Fadil Avdylaga, Avni Bytyqi, Nexhmedin Berisha, Sazan Berisha dhe Arbër Berisha, për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje, u gjetën fajtorë dhe u dënuan me nga 1 vjet burg.
Bujar Avdylaga dhe Arianit Berisha, u liruan nga akuza për shkak se ndaj tyre nuk është provuar të kenë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje për të cilën akuzoheshin.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore të Prizrenit më datën 29 qershor 2014 rreth orës 16;00 në Lagjen Arbana të Prizrenit, në rrugën tranzite në afërsi të motelit “Korabi”, me dashje dhe paramendim, i akuzuari Skender Berisha ka ndërmarrë veprime dhe ka kryer vrasje.
Ngjarja ka ndodhur në një konflikti fizik në mes të Berishës me pjesëmarrësit tjerë, të pandehurit tjerë, të familjes Berisha në njërën anë dhe të pjesëmarrësve të pandehur të familjes Avdylaga në anën tjetër, e cila ka rrjedhur si pasojë e mosmarrëveshjes së mëhershme rreth një kontesti pronësor.
Ditën kritike i pandehuri Skender Berisha, ishte duke punuar në parcelën kontestuese së bashku me djalin e tij dhe të pandehurit tjerë të familjes Berisha. Pasi vërehen duke punuar në vendin kontestues nga ana e të pandehurve të familjes Avdylaga, të njëjtit e njoftojnë policinë të cilët pas pak vijnë në vendin e ngjarjes dhe në prezencë të policisë situata tensionohet.
Të pranishmit fillojnë përleshjen fizike ne mes tyre, me ç’rast gjatë kësaj përleshje i pandehuri Skender Berisha shtie me armë zjarri dhe nga afërsia qëllon për vdekje dhe e privon nga jeta të ndjerin Qamil Avdylaga.
Pas këtij veprimi, me të njëjtën revole i pandehuri vazhdon të shtie dhe nga një distancë e afërt e qëllon me armë edhe dy pjesëtarë tjerë të familjes Abdylaga, duke u shkaktuar plagë me dëmtime të rënda trupore me rrezikim të jetës dhe pasoja të përhershme trupore.
Të tjera
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...