Lajme

Haxhiu: Vetëvendosje mori vota aksidentalisht

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 19 June 2017

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Bekim Haxhiu, thotë se rritja e Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit ishte vetëm aksidentale dhe asgjë më shumë.

“Në Vetëvendosje kanë marrë vota aksidentale, rritja e VV’së është rritje aksidentale, par krijimit të blloqeve të mëdha”, pohoi Haxhiu.

Ai shton se ky aksident ishte pasojë e krijimit të dy blloqeve PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR.

-Advertisement-

“Një pjesë e qytetarëve e kanë dhënë votën për shkak të këtyre blloqeve. Por, nëse futemi veç e veç si parti politike në zgjedhje, atëherë PDK fiton bindshëm”, theksoi ai për Klan Kosova.

Sa i përket koalicioneve të PAN’it me Vetëvendosjen, apo LDK-AKR’në, atëherë ata të pranueshme e shohin vetëm këtë të dytën.

“PAN nuk bën koalicion me Vetëvendosjen, nuk përputhen programet tona, ata janë subjekt i majtë dhe ne nuk e kemi komoditetin që të kthehemi në një sistem diktatorial. Me LDK’në kemi qenë në qeverisje, programet tona përputhen. Por, nuk mund të flas për LDK-në pasi nuk më takon, por ata e kanë dëshmuar që kur janë në pyetje çështje për vendin ata kanë bashkëpunuar me PDK’në”, tha Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera