Lajme

Franca thyen rekord me numrin e grave të zgjedhura deputete

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 19 June 2017

Një numër rekord i grave kanë fituar ulëse në Parlamentin e Francës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, kjo pasi partia fituese e Presidentit Emmanuel Macron, LREM, përpiloi një listë ta balancuar gjinore të kandidatëve për deputetë.

Nga totali i 577 deputetëve të rinj të zgjedhur dje, 233 janë gra, që nënkupton se është thyer rekordi i zgjedhjeve të kaluara prej 155, transmeton Express.

Po ashtu, kjo e radhit Francën nga vendi i 64-t në vendin e 17-t në botë për përfaqësim femëror në parlament dhe në të 6-in në Evropë, duke e tejkaluar Britaninë dhe Gjermaninë.

-Advertisement-

LREM, e cila e fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka përqindjen më të lartë të grave të zgjedhura në Parlament (47%)./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera