Lajme

Sekretari për Bujqësi i Iowa-s, Bill Northey viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 19 June 2017

Sekretari për Bujqësi i shtetit të Iowa-s, Bill Northey do të vizitojë Kosovën nga data 26 qershor deri më 2 korrik.

Ai do të pritet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe po ashtu do të ketë një agjendë të ngjeshur në Kosovë me takime dhe vizita në institucione të ndryshme dhe agro-biznese.

Krasniqi dhe Northey janë takuar disa herë në këto vitet e fundit. Kosova dhe Iowa kanë partneritet të veçantë në bujqësi, por edhe në fusha të tjera, si edukim dhe fushën e sigurisë.

-Advertisement-

Sekretari Northey do të shoqërohet në këtë vizitë edhe nga personalitete të ndryshme nga ky shtet, si udhëheqës kolegjesh, instituteve të ndryshme dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme nga ky shtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera