Lajme

Deri tash janë publikuar të gjitha votat në 15 komuna të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 17 June 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë kanë nisur publikimin e formave përfun dimare të rezultateve dhe format e rezultateve të kandidatëve të plotësuara në vendvotime në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar 15 komuna të Kosovës,

Ky është njoftimi nga KQZ:

-Advertisement-

KQZ-ja fillon të publikojë Format Përfundimtare të Rezultateve dhe Format e Rezultateve të Kandidatëve të plotësuara në Vendvotim më 11 qershor

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera