Pacolli flet pas deklaratave të Agim Bahtirit për koalicion me Vetëvendosjen
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 16 June 2017
Nënkryetari i AKR’së, njëherësh kreu i komunës së Mitrovicës veriore, Agim Bahtiri sot gjatë ditës i ka propozuar partisë së tij që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje rreth formimit të Qeverisë.
E lidhur me propozimin e Bahtirit, lideri i AKR’së Behgjet Pacolli, thotë se ende nuk ka vendosur se me kë do të bëjë koalicion pas zgjedhor.
Kontaktuar nga Express, Pacolli është shprehur se partia e tij po e pret rezultatin final të zgjedhjeve dhe për të mësuar se sa kandidatë nga partia e tij kanë siguruar ulëse në Kuvend, dhe pastaj t’i shoh opsionet se me kë do të rreshtohet për formimin e Qeverisë.
“Ne për momentin nuk kemi asnjë plan për ndonjë koalicion. Po i presim rezultatet e zgjedhjeve, t’i shohim numrat se sa deputetë po mund t’i kemi në Kuvend dhe pastaj do t’i shqyrtojmë mundësitë”, ka thënë Pacolli.
“Ne jemi parti liberale, dhe si e tillë nuk ka pengojmë mendimet e pjesëtarëve të tjerë të partisë. Z. Bahtiri ka mundur të thotë për Vetëvendosjen, por ai është mendimi i tij. Ne jemi të vendosur që t’i presim rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj shohim”, ka thënë në fund kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli.
E ndërkohë Agim Bahtiri gjatë ditës për Express ka thënë se partia të cilës ai i takon nuk duhet që të bëjë koalicion me partitë që deri më tani kanë udhëhequr me shtetin.
“Unë kam deklaruar se në këto zgjedhje, fitues është Vetëvendosja dhe vetëm ajo është fituese në këto zgjedhje. Unë jam në koalicion me VV-në në nivelin lokal, qeverisja qëndron jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Bahtiri.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...