Lajme

Milaim Zeka godet Vetëvendosjen: Mos moralizoni

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 16 June 2017

Kandidati për deputet nga radhët e Nisma’së për Kosovën, Milaim Zeka, i ka komentuar deklaratat e disa prej zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me koalicionet e mundshme të këtij subjekti për formimin e Qeverisë.

Zeka ka thënë se  Vetëvendosje, nuk ka të drejtë që ta akuzojë askënd, thotë se LVVC qenë në bashkëqeverisje me AAK’në, Nismën si dhe LDK ‘në.

“Disa “moralist” te VV, gjithsekujt po ja lypin, po ne momentin e refuzimit, po fillojnë me sha, besa edhe me akuzu. Sot i pash do akuza te renda ne adrese te Pacollit, ndërkohë qe hiq nuk reaguan per takimin e tije me Albinin”, ka shkruar Zeka në profilin e tij social në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se Ramush Haradinaj do ta formojë Qeverinë si dhe do të jetë kryeministër.

Ky është postimi i plotë i tij:

E kam nje keshille per elektoratin
Po e shohe qe disa kolege te mi, qofte gazetar, qofte politikan, po i fryejne shume zjarrit rreth formimit te qeverise, se kush me kend do te behet.

Disa “moralist” te VV, gjithekujte po ja lypin, po ne momentin e refuzimit, po fillojne me sha, besa edhe me akuzu. Sot i pash do akuza te renda ne adrese te Pacollit, nderkohe qe hiq nuk reaguan per takimin e tije me Albinin.

VV, me perjashtim te PDK se, nuk ka te drejte morale me akuzu askend. Bashke ka qene me AAK-ne, me NISMEN, me LDK ne, etj. Tri vite kane mbjelle bashke, ne fund e korren vet, sepse ashtu ju erdhi shanci, dhe ju ra BINGO.

Rojat e Ures te Ibrit, dhe rojat e rrjetev sociale, qe veq po shajne e po felliqin, do ta demtojne rende kete Levizje Popullore, e cila ka fituar mbi bazen e te keqijave 17 vjecare qe i kane bere partite ne pushtet. Keqmenaxhimi i votes te sinqert per VV, shume shpejte do te kthehet ne bumerang. Nese njerezit jane ftuar qe te votojne me Zemer, ashte mire me ju ba ftese qe te mendojne me tru, sepse eshte koha qe duhet thirrur mendjes!!!

Elektoratin edhe njehere po e siguroje, 90 perqind, qe Ramush Haradinaj do ta krijoje qeverine, dhe do te jet kryeminister. Nese ky njeri, me ekipen e tije, do te punojne mbare e mire, do ta kthejne besimin dhe shpresn e ketij populli. Nese Ramush Haradinaj do ta rrezoje Piramiden e krimit ne sistemin e drejtesise, nese ai do te zhvilloje ekonomikisht kete vend, nese ai do te ndertoje nje Spital modern ne Kosove, nese ai do ta mbroje fuqishem te drejten e femijeve dhe te femrave, nese ai do te zvogeloje hallet e te moshuareve, e sidomos, nese ai do t ua hap dyert mergimtareve per investime, Kosova do te shkoje perpara!
Perndryshe do na haj dreqi…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera