Lajme

Ish-bashkëshorti ofron 1 mijë e 750 euro për marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 16 June 2017
Lulzim Rrmoku i paditur nga ish-bashkëshortja e tij Arijeta Gashi në lidhje me pasurinë e përbashkët ofroi 1750 euro për marrëveshje gjyqësore.
Lulzim Rrmoku i paditur nga bashkëshortja e tij Arjeta Gashi lidhur me pasurinë e përbashkët bashkëshortore, ofroi një shumë prej 1750 eurove në emër të veturës për të arritur marrëveshje gjyqësore

Këtë ofertë Rrmoku që nuk ishte i pranishëm në seancë, e bëri nëpërmjet avokatit të tij Gani Hoxha.

Arijeta Gashi, ish-bashkëshortja e Rrmokut është duke e kërkuar shumën prej 37 mijë e 900 eurove në emër të ndarjes së pasurisë së përbashkët. Kjo shumë përfshinë gjysmën e vlerës së banesës në Prishtinë, por edhe sendeve tjera të paluajtshme.

Në këtë gjykim u dha fjala përfundimtare, ndërsa gjatë saj Musli Abazi, avokati i Arijeta Gashit tha se pala paditëse i qëndron besnike padisë dhe kërkesë padisë së precizuar me parashtresën e dorëzuar pranë gjykatës.

-Advertisement-

Arijeta Gashi tha se e ka kërkuar shumën e precizuar në padi, edhe pse edhe nëse e fiton në gjykatë atë shumë, përsëri mbetet e dëmtuar.

“Gjatë shqyrtimit gjyqësor është debatuar rreth banesës, me gjithë faktin se për palën paditëse nuk ka qenë fokus banesa, mirëpo kanë qenë investimet të cilat i kam bërë, shpenzimet, dhuratat, krejt kjo është zbatuar në vlerë të banesës. Mirëpo në emër të gjithë këtyre investimeve kam kërkuar ½ e banesës, me gjithë faktin se në aspektin financiar jam e dëmtuar”, tha Gashi.

Gani Hoxha, avokati i Lulzim Rrmokut tha se banesa nuk [shtë rezultat i investimeve të përbashkëta mes ish-çiftit, por është e trashëguar nga prindërit e të paditurit.

Hoxha tha se i padituri është i gatshëm t’ia kthejë ish-bashkëshortes vlerën e dhuratave dhe mobilieve.

“Pretendimet e palës paditëse se ka kontribuar në banesën të cilën më vonë me parashtresë e ka përfshirë në padi nuk janë të vërteta ngase i padituri Lulzim Rrmoku fare nuk është pronar i kësaj banese dhe nuk është në emër të tij”, tha avokati Hoxha.

Pastaj gjyqtari Faton Bajrami bëri të ditur se gjykata së shpejti do të marrë vendim për këtë çështje, ndërsa tregoi se palët do të njoftohen me kohë në lidhje me vendimin.

Ky proces gjyqësor ka filluar në vitin 2016, ndërsa paditësja pretendon se ka kontribuuar në krijimin dhe shtimin e pasurisë përmes punës së saj në KOSTT përgjatë 10 vjetëve. Paditësja pretendon se i takon gjysma e një banese e cila ndodhet në Prishtinë si dhe pasuria tjetër e luajtshme e përshkruar në padi.

Paditësja pretendon se kontributi i saj është dhënë përmes përgatitjes së ushqimit për fëmijë dhe për familje, higjienë dhe punë tjera të mirëmbajtjes së familjes së përbashkët.

Në anën tjetër pretendimet e paditëses kundërshtohen nga ish-bashkëshortë, tani i padituri i cili pretendon se fare nuk është pronar i banesës së kërkuar nga ish-gruaja e tij, porse kjo pasuri i takon familjes së tij, nënës, motrave dhe vëllait të tij./Kallxo.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera