Lajme

Parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 16 June 2017

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të tij, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore Lindore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, më të dukshme në juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës dhe mesatare gjatë natës duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të ketë dallgëzim mbi 2 ballë. /albeu.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera