Sport

⚽️ E dhimbshme: Ja çfarë i kanë bërë De Biasit

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 15 June 2017

Gianni De Biasi për herë të parë ka sqaruar arsyet e largimit ngas drejtimi i kombëtares së Shqipërisë për mediat italiane. Duke folur për mikrofonin e “Tutti Convocati” të Radio 24″, ai ka sqaruar dhe vendimin e tij.
Duke folur për mikrofonin e “Tutti Convocati” të Radio 24″, ai ka sqaruar dhe vendimin e tij, raporton Albeu.

“Nuk shkuam në Shqipëri për të humbur kohë, donim t’i habisnim dhe në fakt e arritëm. Jam i gëzuar që jam vlerësuar. Të them se isha i emocionuar është pak, kanë qenë 5 vite e gjysmë të jetës sime. Me Shqipërinë bëmë diçka të pamendueshme, ishte një rrugëtim i gjatë.

Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, ‘këta njerëz janë pak të kënaqur’ dhe ky ishte një zhgënjim i madh.

-Advertisement-

Në mënyrë të pandërgjegjshme ne humbëm një pjesë të tërbimit, dikush e ndjeu barkun plotë. Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë, atë natë e mora vendimin”, u shpreh ish-trajneri i kombëtares sonë.

De Biasi foli dhe mbi të ardhmen e tij pas aventurës me kuqezinjtë tanë.

“Nuk po kërkoj ndonjë pankinë në Seria A. Dua të qëndroj jashtë, pasi dua të jem në qendër të projektit. Dua të kem një dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve, nga pikëpamja njerëzore dhe teknike”, përfundoi strategu italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera