Sport

⚽️ Prishtinës i ndodh edhe kjo!

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 June 2017

Edhe në Evropë ka gjithçka. Ka lloj-lloj rasti e lloj-lloj vakie. Për shembull, në garat e sivjetme evropiane për kualifikim në Europa League do të marrin me dhjetëra apo qindra klube nga të gjitha shtetet anëtare të UEFA-s.

Por, njëri prej tyre është për gjynah. Ai do të jetë klubi i vetëm nga Kosova që do ta përfaqësojë Kosovën në Europa League. Pra, fjala është për FC Prishtinën, për të cilën të huajt kanë dëgjuar më shumë sesa për çdo skuadër tjetër kosovare.

Por, pavarësisht se është më i madhi në vend, këtij klubi asnjëherë nuk ia kanë zgjatur dorën e ndihmës Qeveria e Kosovës e aq më pak Komuna e Prishtinës, shkruan “Zëri”.

-Advertisement-

Skuadra bardhekaltër ka mbetur në rrugë. Të gjitha ndeshjet e Kampionatit të porsapërfunduar i ka zhvilluar në stadiume të klubeve tjera, pasi ai i kryeqytetit i është nënshtruar rinovimit.

Gjatë një edicioni të tërë bardhekaltrit janë endur poshtë e lart nëpër Kosovë, me të gjitha ekipet zinxhirore, në kërkim të fushave për të ushtruar. Pavarësisht vuajtjeve dhe shpenzimeve të shumta, bardhekaltrit arritën të përfundojnë në vendin e dytë të Superligës dhe të kualifikohen në gara evropiane.

Më 19 qershor do ta mësojnë emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues, me të cilin do të luajnë në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm. Ndeshjet zhvillohen me sistem “shkuarje-ardhje”.

Prishtina kundërshtarin do ta presë në Mitrovicë, pasi infrastruktura në kryeqytetin e Kosovës mbetet katastrofale sa për të mos thënë nuk ka fare, shkruan tutje “Zëri”.

Aq infrastrukturë e dobët ekziston në kryeqendrën e Kosovës, saqë FC Prishtina e ka vendosur një kamp në Gjakovë për t’u përdatur për Evropë.

Nga e hëna bardhekaltrit janë akomoduar në hotelin “Jakova”, ndërsa për ushtrime po e shfrytëzojnë fushën e stadiumit të Vëllaznimit.

FC Prishtina mbetet larg Evropës me infrastrukturë, kurse në aspektin profesional po vazhdon t’i përcjellë trendet. Bardhekaltrit për herë të parë po i mbajnë edhe matjet antropometrike, motorike, shpejtësisë së topit, etj,.

Prishtinasit po ushtrojnë dy herë në ditë. Në Gjakovë do të ushtrojnë deri para tërheqjes së shortit në UEFA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera