Sport

⚽️ “Special One”? Jo, pseudonimi i Mourinhos është “Daisy”

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 15 June 2017

Jose Mourinho ka një pseudonim të çuditshëm tek United. Stafi që punon në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq” e ka mbiquajtur portugezin “Daisy”.

Kjo për shkak të filimit “Shëtitje me Daisy”, me Morgan Freeman dhe Jessica Tandy, ku Zonja Daisy shoqërohet gjatë gjithë kohës nga shoferi i saj. Saktësisht siç ndodh me Mourinho në Mançester.

Në fakt, ish-trajneri i Inter dhe Real Madrid jeton akoma në “Loëry Hotel” dhe shoqërohet nga shoferi jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe në aeroport, kur duhet të shkojë në Londër për të qëndruar me familjen.

-Advertisement-

“Ka shumë mundësi që Mourinho, qëkur ka ardhur verën e kaluar, nuk ka bërë vetëm më shumë se disa kilometra. Prej këtu ka ardhur pseudonimi, por jam i sigurt se askush nuk do të kishte guximin t’ia thoshte këtë ën fytyrë. Në fund të fundit, ai është shefi”, ka thënë duke qeshur nga vartësit e Manchester United për “The Sun”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera