Lajme

Haradinaj: Edhe Vetëvendosjen edhe LDK i shohim në qeveri me ne

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 14 June 2017

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka përgëzuar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e përgjithshme.

Më tej Haradinaj ka thënë se ata i shohin edhe Vetëvendosjen edhe LDK-në në qeverinë e re, njofton Klan Kosova.

“Nuk i shoh asnjërën palë si të padëshirueshëm”, ka thënë Haradinaj në Info Magazine.

-Advertisement-

“Si në Vetëvendosje si në LDK i kam 80% miq”.

“Shpresoj që të kemi mirëkuptim dhe pjekuri politike”, ka shtua ai më tej duke folur për krijimin e qeverisë.

Ai ka thënë se nuk ka arsye në vend për krijimin e një qeverie teknike.

“Nuk kemi arsye për qeveri teknike, pasi që janë numrat”.

“Tash tri vjet kemi pasur një vakuum por spati qeveri teknike”.

“Nuk shoh që ka problem dhe nuk do të merr shumë kohë pas certifikimit të rezultateve dhe do të dalim me nominim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera