Rozë

Elvana Gjata bashkëpunon me David Guettan për këngën e re

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 June 2017

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ia ka mësyrë tregut ndërkombëtar me një këngë të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta, raporton Koha.net.

“Forever Is Over” është kënga e cila është realizuar nga Poo Bear dhe Guetta. Kanë mbetur edhe pak orë deri te publikimi i këngës së re me videoklip të këngëtares, e cila pak ditë më parë postoi në rrjete sociale një video në anglisht, me titra shqip, ku këngëtarja flet për kapitullin e ardhshëm të karrierës së saj.

E duket se këtë kapitull këngëtarja e nis me një këngë në gjuhën angleze. Kjo është diçka që pritej, pasi lajme rreth një albumi në anglisht ka kohë që po qarkullojnë.

-Advertisement-

Këngëtarja konfirmoi se në 14 qershor do të publikojë projektin e saj më të ri, për të cilin tashmë është duke punuar me disa prej emrave më të njohur në industrinë muzikore në botë.

Këngët e reja të Elvanës do të mbajnë firmën e producentin Poo Bear, i cili ka krijuar kompozime për artistë të tillë si Justin Beaber, J.Balvin, Steven Tyler, Sam Smith etj, ndërsa ekipi i promovimit të albumit ka punuar me pothuajse çdo personazh të njohur hollivudian e muzikor, duke u nisur nga këngëtarja Rita Ora e deri te Jessica Alba, motrat Jenner, Gwen Stefani etj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera