Lajme

Nisma siguron dy kandidatë nga Prizreni për mandatin e deputetit

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 14 June 2017

Dega e Nismës për Kosovën në Prizren ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë falënderuar të gjithë strukturat, aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e tyre.

Nisma thotë se pa të sipërpërmendur “nuk do të arrihej të realizohej projekti i Nismës” dhe të cilët kryen detyrën me përkushtim “gjë e cila edhe rezultoi me fitoren e Nismës, duke dal kështu si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe rrjedhimisht, në parlamentin e ardhshëm do ta përçojë zërin e qytetarëve të Prizrenit, nga dy deputetë, nga Zafir Berisha dhe Albulena Balaj-Halimaj”.

“Edhe pse procesi zgjedhor është përcjellë me disa të meta nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja), ne përshëndesim qytetarët e Komunës sonë të cilët edhe gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve i ka dhënë kuptim meritor këtij procesi”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të Nismës.

-Advertisement-

Ky subjekt politika ka thënë se pret që në të ardhmen KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmirësojë gabimin e bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera