Auto&Tech

Zbulohet pamja e iPhone 8 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 14 June 2017

Nëse thashethemet që po e rrethojnë celularin e ardhshëm të Apple, iPhone 8, janë të vërteta, atëherë fotografitë më të fundit që shfaqin dizajnin e celularit të ri iu tregojnë përdoruesve se si do të duket celulari i ri.

Fotografitë që kanë dalë kohët e fundit në internet lënë të kuptohet se celulari ka një ekran skaj-në-skaj, një trup prej qelqi prapa dhe një kamerë me lente të dyfishta prapa të vendosur në mënyrë vertikale.

iPhone 8 i Apple është bërë temë në internet prej kur u lansua iPhone 7 në shtator, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Shumë përdorues të IOS e kanë parë celularin si asgjë më shumë sesa një rifreskim i iPhone 6 – duke lënë shumë të zhgënjyer.

Ky zhgënjim ka vendosur një sasi të madhe presioni mbi Apple, duke bërë që kompania të mendojë mirë rreth celularit të 10 vjetorit, me të cilin pritet t’iu lë përshtypje përdoruesve.

Këto janë panelet e iPhone të ri, të publikuara në internet:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy