Lajme

Hoxhaj: PDK – forca më e madhe politike, beteja ishte për vendin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 13 June 2017

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se “PDK vazhdon të mbetet subjekti më i madh politik”.

“Ne urojmë çdo parti për suksesin që ka pasur, ne nuk jemi ata që shohim kërcënim rritjen e dikujt, është vullnet i qytetarëve”.

“PDK dhe elektorati i saj janë aty ku kanë qenë”.

-Advertisement-

Hoxhaj që është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se koalicionet parazgjedhore kanë ndikuar në mobilizimin e elektoratit.

“Në Kosovë nuk ka kulturë të bllokut politik, vota partiake individuale nuk është përkthyer në votën që e kemi pritur por PAN është fitues dhe ne jemi subjekti që do ta determinojë si do të duken institucionet e ardhshme”.

“Unë mendoj që fakti që Veseli e ftoi Haradinaj në koalicion parazgjedhor dhe PDK i dha mbështetje ishte dhe është zhvillim i ri”.

“Se sa ka mundur të ndodhë ngjizje e elektoratit, disa vende s’do të mund të kemi deputetë të caktuar për shkak të mobilizimit të elektoratit”.

Ai ka dhënë edhe disa arsye, që sipas tij, ka ndikuar në numrin e votave të PDK-së.

“Fushata zgjedhore dallon në faza, një pjesë është mesazhe politike dhe është kyçe se si ato përçohen, kur je vetëm si subjekt është më lehtë se sa kur ke 3-4 liderë”.

“Çështja tjetër ka qenë temat e ndryshme, kemi pasur dallim për tema dhe çështje të ndryshme, si Demarkacioni e Asociacioni”.

“Ditën e diel, në pjesë të caktuara të Kosovë nuk ka pasur mobilizim të elektoratit dhe kjo ka qenë me efekte për pjesëmarrjen e PDK-së në zgjedhje. Elektorati i PDK-së është aty ku është”.

Ai ka insistuar se PDK është forca më e madhe politike, dhe se beteja në këto zgjedhje të 11 qershorit është bërë vetëm për vendin e dytë.

“PDK është aty ku ka qenë, ne fitojmë nga viti 2007, jemi forca më e madhe politike në vend dhe do të jemi. Beteja ka qenë vetëm për vendin e dytë. Nëse shihni dallimin mes subjektet të dytë e të tretë nuk është shumë i madh”.

Hoxhaj ka treguar poashtu se pritet që krijimi i institucioneve të reja të Kosovës të bëhet në muajin korrik, pasi të bëhet edhe certifikimi i rezultatit zgjedhor nga KQZ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera