Lajme

Kosovën e pret krizë ekonomike (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 13 June 2017

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare,zgjedhjet lokale si dhe mundësia e zgjedhjeve të reja parlamentare në rast se nuk arrihet formimi i Qeverisë, sipas njohësve të ekonomisë mund ta dërgojnë Kosovën në një krizë të thellë ekonomike.

Luzim Beqiri, njohës i ekonomisë, mundësinë e mbajtjes të edhe një palë zgjedhjeve parlamentare në rast të pamundësimit të Qeverisë së Kosovës, e sheh si një rruge drejt një krize të thellë ekonomike, ngase sipas tij Kosova nuk posedon komoditetin e realizimit të tri palë zgjedhjeve brenda një viti.

Sipas Beqirit, gjendja jo e mirë politike si edhe ajo ekonomike po ndikojnë negativisht edhe tek investitorët. Ai madje thotë se në rast se nuk ka ndonjë veprim të shpejtë, në zgjedhjen e këtyre problemeve, Kosova mund të humb edhe këta pak investitorë që ka .Ndërsa, profesori i së drejtës kushtetuese Riza Smaka , vonesën e formimit të qeverisë e konsideron si një indikacion drejt krizave të mëdha ekonomike si dhe politike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera