Arbëneshët kanë ardhur në Zarë para 290 vjetëve dhe aty janë edhe sot…
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 13 June 2017
Arbëneshët e Zarës këto ditë shënuan me një sërë aktivitetesh 291 vjetorin e ardhjes dhe mbetjes së tyre në Arbënesh afër Zarës dhe konsiderohen banorët më të vjetër të qytetit të Zarës, duke pasë parasysh se shumica e banorëve të sotëm të Zarës janë të ardhur nga vendbanimet e ndryshme të rrethinës, pas ardhjes së arbëneshëve në Zarë.
Petar Juriq është i mendimit se ia vlen të lavdrohet çdo iniciativë që rezulton me rezultate pozitive ndaj çështjes së studimit dhe shtjellimit të historisë së ardhjes së arbëneshëve dhe mbetjes së tyre në Zarë. Gjatë historisë së afërme dhe të largët, shumë autor janë mrrë më këtë temë, e shpeshherë edhe nga motive romantike, e kohë pas kohe edhe si ekspert, por shumë pak dhe rrallë në aspektin shkencor. Janë bërë shumë publikime, por cilësia e brëndisë së tyre në shumë raste vihet në pikëpyetje. Por, kështu ose ashtu, mbi ardhjen dhe mbetjen e arbëneshëve afër Zarës është bërë e ditur mjaft duke theksuar se për të pasqyrë të plotë relevante shkencore duhet bërë dhe realizuar një project të hulumtimit dhe përpunimit të të dhënave nga Arkivi i Venedikut, Arkivi i Zarës, Arkivi i Turqisë etj… që pa dyshim do të zgjasë shumë vite, por përfundimisht do të rezultonte me një vepër të vërtetë shkencore.
Me rastin e shënimit të 291 vjetorit të ardhjes së arbëneshëve në Zarë, do të mbahet edhe festa e arbëneshëve, e mirënjohur ndër arbëneshët si “Çudia arbëneshe”. Mbase, gjatë shënimit të këtij përvjetori, ka gjasa të “del në sipërfaqe” ndonjë e dhënë e panjohur deri më tani.
Ajo që vazhdimisht diskutohet në të gjitha mjediset dhe debatet është çështja se çfar i shtyu arbëneshët që para afro tre shekujve të braktisin vatrat e tyre shekullore dhe te shpërngulen përtej kufijve ndërmjet Venedikut (Republika Veneciane) dhe Shqipërisë nën sundimin turk dhe ate nga malësia e mbishkodrës, nga rajoni i Shestanit, drejtë Zarës? Konteksti historic na bën të ditur se në atë kohë, Republika e Venedikut ka pasë aspirate të masovizimit të rajoneve të veta e sidomos rajont rurale. Mirëpo, për shkak të rrethanave të palakmueshme, popullata gjithnjë e më tepër është zvogëluar, ndërsa nevojat që ka pasë pushteti i athershëm për fuqi punëtore dhe ushtar-luftëtar kanë qënë shumë të mëdha.
Në atë kohë, rajoni i Zarës ka qënë shumë pak i populluar dhe ka pasë raste kur janë kaluar kilometra e kilometra dhe shumë rrallë kanë hasë në ndonjë banor. Tërësitë urbane kanë pasë nevojë për ushqim dhe për këtë gjë, për pushtetin ka qënë i mirëseradhur secili mashkull i aftë për shërbim ushtarak-për formacione ushtarake.
Duke pasë parasysh se në atdheun e tyre, arbëneshët kanë jetuar të rrethuar nga armiqë të përbetuar (Osmanllinjtë) dhe duke pasë parasysh se si komunitet katolik kanë qënë vazhdimisht të shtypur, për këta është përkujdesur kryeipeshkvi Vicko Zmajeviq,-kryeipeshkv i Zarës nga 1713, që me urtësinë e tij ta popullojë prapashpinën e Zarës me banor të rinjë dhe me këtë të realizojë disa qëllime.
Së pari, ti shpëtojë shpirtërat e trazuar katolik nga rrethimi armiqësor; së dyti ta plotësoje e mbushë hapsirën boshe me njerëz-banor dhe së treti të përforëcojë besnikërinë ndaj Republikës së Venedikut, që sipas tij kjo do të thotë “të jemi në dispozicion”, sepse me pushtetin gjithnjë duhet qënë mirë.
Gjatë kësaj kohe, është përforëcuar gjithnjë e më tepër një histori për bëmirësinë e ipeshkvit Zmajeviq, edhe pse në këtë “project” knë marrë pjesë edhe shumë persona tjerë civil, si dhe persona të autoriteteve kishtare dhe ushtarake, transmeton Ina.
Përfundimisht, providuri gjeneral i Zarës në periudhën 1723 – 1726, Nicollo Erizzo, ka lejuar vendosjen e arbëneshëve në afërsi të Zarës dhe ky vendbanim gjatë kohë është quajtur “Borgo Erizzo” –(Qyteza e Ericos), dhe kështu ka vazhduar deri në kohën kur ky vendbanim përfundimisht është quajtur ARBËNESH- emër që e mban edhe sot e kësaj dite. / KultPlus.com
Të tjera
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...