Lajme

Haradinaj: Qeveria ime, jo qeveri e pakicës

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 12 June 2017

Një ditë pasi qytetarët e Kosovës folën dhe disa orë nga certifikimi i rezultatit, që e pa koalicionin e “krahut të luftës” që të dilte fitues, por me gjasa pa numrat për të formuar i vetëm qeverinë e re, Ramush Haradinaj flet në Top Story me Sokol Ballën.

Kandidati për Kryeministër në koalicionin mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve prodhoi një situatë të re politike në Kosovë, megjithëse shprehu bindjen se ai do të jetë në gjendje që të krijojë qeverinë e re me mbështetjen e forcave të tjera politike shqiptare.

“Unë po punoj për të formuar qeverinë. Qeveria “Haradinaj” do të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë shqiptarë. Koalicioni me parti të tjerë është i mundur. Nuk kemi bërë ende konsulta, por është i mundur”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Sipas Haradinajt, qytetarët janë të pakënaqur nga mënyra sesi janë qeverisur deri më tani dhe këtë e tregoi edhe vota e së dielës, ku partia që drejtoi qeverinë paraardhëse u ndëshkua më ashpër.

“Është krejtësisht rrethanë e re politike në vend, edhe vetë grupimet janë risi, pra edhe koalicioni ynë ishte një risi dhe kështu skena politike ka pësuar ndryshim të madh. Kemi fituar zgjedhjet, jemi rreth 10 përqind përpara nga vendi i dytë, por Vetëvendosje ka një rritje, por ama ka një rënie të LDK-së. Ky është realiteti”, thotë ai.

Haradinaj shton se në rang vendi, koalicioni i tyre ka pësuar rritje. Ai tha se koalicioni është solid, ndërsa vetë synon që t’i japë Kosovës një qeverisje që e quajti “të veprimeve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera