Lajme

Dardan Molliqaj: Po, duhet të frikësohen një grup i njerëzve nga Qeveria e Vetëvendosjes!

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 12 June 2017

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për KTV-në ka thënë se nuk e ka asnjë informatë nëse do të jetë deputet.

“Nuk e kam asnjë informatë nëse do të jem deputet. Grupi Parlamentar i VV-së do të jetë aq i madh, sa do t’i përfaqësoj denjësisht qytetarët e vendit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se duhet të frikësohen nga Qeveria e Vetëvendosjes një grup i vogël i njerëzve, që sipas tij, kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

-Advertisement-

Molliqaj ka thënë se ata që kanë keq përdorur pushtetin, do të ndëshkohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera