Lajme

Krasniqi tregon se me cilat parti PDK do ta formojë Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 12 June 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se PDK-ja me parterët e koalicionit do të formojmë qeverinë e Kosovës.

Ai deklaroi se kanë qenë zgjedhjet shumë të mira, që janë mbajtur ndonjëherë në Kosovë.“E kemi tejkaluar një proces fer demokratik. Kjo është një arritje për Kosovën që zgjedhjet kaluan mirë. Është një arritje si Kosovë edhe për vendet e rajonit. PDK dhe partnerët jemi fitues të këtyre zgjedhjeve. Do të kemi 40 deputetë. Do të kemi edhe mandatin për formimin e qeverisë”, tha ai sot do në emisionin IMAZH në RTK.

Sipas tij të gjitha partitë politike duhet të kenë në rend të parë interesin qytetarë. “Nuk ma merr mendja se pas bllokadës gjashtë mujore që patëm vite më parë, partitë do të duhet të betonoheshin procesin demokratik. Jemi të bindur se Z.Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Ai bëri me dije se kanë pritur që të kenë më shumë numër të deputetësh. “Ne nuk kemi pasur vija të kuqe asnjëherë. Ne kemi pasur raport korrekt me LDK-në, ku ka qenë interesi i vendit”, tha ai.

“Unë e rikonfirmoj qëndrimin se Z.Haradinaj, do të jetë kryeministër i vendit dhe platforma qeverisëse do të jetë “Fillimiri’, tha Krasniqi. Ai tha se duhet të pritet të merret vesh se kush janë deputetët, e pastaj të kemi më të qartë procesin, pas zgjedhor.

Sa i përket votave që duhet të ketë një kandidat për tu bërë deputet, Krasniqi tha se kjo gjë nuk mund të dihet, pas u numëruar të gjitha votat, pasi që është e pamundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera