Sport

⚽️ Kështu pësova knock-out nga bashkëlojtari në zhveshtoren e United

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 12 June 2017

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gabriel Heinze, ka kujtuar një moment jo edhe aq të këndshëm nga koha kur luante për ekipin anglez.

Pas një loje të humbur, Heinze ishte futur i pari në zhveshtore ndërsa ish kapiteni Roy Keane ishte i dyti.

“U futa i pari sepse nuk dëshiroja të flisja me askënd për shkak se humbëm. Në atë kohë nuk kuptoja anglisht, vetëm fjalët e këqija. E dëgjova emrin tim dhe pastaj fjalët ‘pirdhu’, nga Roy Keane, lojtari më i mirë”, kujton Heinze.

-Advertisement-

“E dija që më tha diçka të keqe andaj u përballa me të, lojtarin që e donin të gjithë dhe i thash: Pirdhu ti. Nuk e mbaj në mend çfarë ndodhi pas atij momenti”, tregoi ai.

I pyetur nëse nuk e mbante në mend për shkak se pësoi ‘knock-out’ ai tha shkurt: “Po, po”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera