Lajme

Prokuroria konfirmon se arrestuan një person me fletëvotime false

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 11 June 2017

Një person është arrestuar në komunën e Pejës pasi që i njëjti kishe pasur me vetë një çantë të mbushur me fletë votime.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj tha për Express, se personi i dyshuar tashmë është arrestuar. Ndërkohë që edhe një person tjetër është intervistuar nga policia e rajonit të Pejës.

“..mund të ju konfirmoj se kemi arrestuar një person. I njëjti kishe pasë një cante me vete të mbushur me fletëvotime”, ka thën prokurori Kurmehaj, pa saktësuar se cilit subjekt politik i përkisnin ato fletëvotime.

-Advertisement-

Ndërkohë që deri prokuroria e shtetit  ka hapur gjithsejtë 5 lëndë të keqpërdorimeve të zgjedhjeve, kudër 7 personave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera