Lajme

Në veri të Mitrovicës, i pranishëm edhe Marko Gjuriqi

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 11 June 2017

Në veri të Mitrovicës, nga ora 07:00 e mëngjesit janë hapur 7 qendra të votimit. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Sllobodan Dimitrijeviq ka thënë se deri më tani procesi po zhvillohet pa ndonjë problem.

Në mëngjes ka votuar edhe kryetari i Komunës Mitrovicës veriore Goran Rakiq. Po ashtu, në veri të Mitrovicës, është parë edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të cilit kohëve të fundit, Qeveria e Kosovës në disa raste ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë për shkak të disa deklaratave të bëra.

Në veri të Kosovës ka gjithsej 44 qendra të votimit, në Mitrovicën veriore 7, në Zveçan 7, në Zubin Potok 12 dhe në Leposaviq 18 qendra të votimit. /REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera