Sport

⚽️ Zuzaku vjen me një lajm ‘bombë’ për Dritën

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 09 June 2017

Drita ka konfirmuar trajnerin, Milaim Zuzaku edhe për edicionin e ri. Tekniku gjilanas e mori skuadrën në një pozicion shumë të vështirë dhe arriti ta mbajë në elitë, duke treguar sukses përgjatë periudhës sa e drejtoi ekipin, duke fituar edhe derbin me Gjilanin.

Ndërkohë, Zuzaku ka premtuar një Dritë krejtësisht ndryshe edicionin e ri. “Do të jetë një Dritë ndryshe sezonin e ri. Nuk them se do të luftojmë për kreun e tabelës, por diku për katër pozitat e para”, është shprehur Zuzaku, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjithsesi, nëse do t’i ipet rasti, Drita do të luftojë edhe për titull të kampionit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera