Koalicioni i djathtë: PDK e pabesë – nuk bëjmë koalicion me të
Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 08 June 2017
Tre liderët e koalicionit të djathtë, Isa Mustafa- kryetar i LDK-së, Behgjet Pacolli – kryetar i AKR-së dhe Mimoza Kusari Lila – kryetare e Alternativës, janë zotuar të enjten para qytetarëve të Lipjanit dhe gjithë Kosovës, se në asnjë mënyrë nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që është “parti që shkelë marrëveshjet dhe e pabesë”.
“Së pari dua t’i jap përgjigjen kryetarit Ahmeti. PDK e ka shkelur marrëveshjen, i ka thyer rregullat, PDK është treguar e paqëndrueshme dhe e pabesë dhe LDK në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me ata”, ka thënë Mustafa.
Ai e ka vlerësuar lart koalicionin e LDK-së me partnerët e saj. “Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për drejtësi është koalicion i vlerave. Vlera zhvillimore, demokratike, koalicion që ofron të mira, është koalicion i besës dhe ne do t’i fitojmë së bashku edhe zgjedhjet lokale”, ka shtuar Mustafa, i cili është shprehur i bindur për fitoren e 11 qershorit.
“Me këto vlera që i kemi, që po i shohim në të gjitha tubimet tona, nuk do t’ua japim rastin atyre për asnjë fillim të ri, sepse ata gabuan dhe ne nuk mund t’i tolerojmë sërish të fillojnë e të gabojnë. Fillimin e ri do ta bëjnë duke shkuar në opozitë, ndërsa ne do ta qeverisim vendin”, ka thënë Mustafa.
Imri Ahmeti, kryetar i degës së LDK-së në Lipjan dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, ka thënë se, votën e elektoratit nuk e kërkojmë vetëm mbi bazën e frymës rugoviane, por edhe mbi bazën e së tashmes, të ardhmes.
“Ashtu siç kemi fituar fitoren në Lipjan, më 12 qershor do të festojmë fitoren në tërë Kosovën. Orientimi ynë është integrimi evropian, prandaj na duhet një kryeministër evropian siç është Avdullah Hoti. LDK bashkë me partnerët e koalicionit është alternativa më e mirë dhe e vetme për Kosovën, sepse përbëhet nga njerëz të pastër para ligjit dhe para Zotit”, ka thënë Ahmeti, i cili më pas ka adresuar edhe një mesazh të qytetarëve të Lipjanit.
“Mesazhi i qytetarëve të Lipjanit është, jo me PDK, aman jo me PDK, sepse me njerëz që presin në besë nuk do të bashkëpunojmë”, është shprehur Ahmeti.
Edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i vendosur që mos të ketë koalicion me PDK-në. “Kryeministri tha se ai partneri tjetër (PDK), që nuk dua t’ia përmend emrin, i ka djegur të gjitha kartat, nuk ka kredibilitet dhe ne asnjëherë nuk kemi nevojë të bëjmë koalicion me ata. Ai fillimi i ri ishte në vitin 2007 me AKR-në, e ky tash është fillimi i fundit të tyre”, ka thënë Pacolli.
Ai ka shtuar se “ky është fundi i agonisë së Kosovës, sepse më nuk do të udhëhiqet nga hajnat, matrapazët, të paditurit”.
“Kosovën do ta udhëheqin njerëzit e mendjes së ndritur, njerëzit që duan qytetarin dhe njerëzit që e çojnë në vend amanetin e heronjve tanë, amanetin e të madhit Ibrahim Rugova”, ka thënë Pacolli.
Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila. “Në emër të Alternativës dhe rinisë u them se nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Ruani këto incizime dhe përdorni si dokument kurdo që ju nevojiten. Ne jemi njerëz të besës e shpresës. Ne vazhdojmë me vizionin e Presidentit Rugova. Me urtësi, mençuri e guxim përpara”, ka thënë Kusari – Lila.
Në tubimin e sotëm në Lipjan, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka shprehur konsideratën më të lartë për të gjithë qytetarët e Kosovës që po i bashkohen Brezit të Republikës.
“Fitorja jonë më nuk vihet në konsideratë. Qëllimi ynë është që ta thellojmë fitoren dhe t’ua japim qytetarëve qeverinë që ata e meritojnë, me duar të pastra”, ka thënë Hoti.
Të tjera
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...