Lajme

Kulla ”Eiffel” fik dritat në nderim të viktimave të atentateve në Teheran

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 08 June 2017

Kulla ”Eiffel” do të fikë dritat sot në mbrëmbje në nderim të viktimave të atentateve në Teheran, njoftoi sot kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidaldo në rrjetin social Twitter.

“Këtë mbrëmje, në mesnatë, kulla ‘Eiffel’ do të fikë dritat në nderim të viktimave të atentateve në Teheran. Parisi dhe parizianët solidarizohen me viktimat”, shkruan Hidalgo.

Disa persona të armatosur dhe kamikazë sulmuan dje Parlamentin dhe mauzoleun e imamit Khomeini në Teheran duke shkaktuar të paktën 17 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sulmet e para të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik në Iran.

-Advertisement-

Kulla ”Eiffel”, emblemë e kryeqytetit francez, shpreh herë pas here solidaritetin e parizianëve për viktimat e atenteve.

Monumenti fiku dritat të dielën në mbrëmje për të nderuar viktimat e atentatit të Londrës, marrë përsipër nga Shtetit Islamik dhe që shkaktoi tetë të vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera