Lajme

Hoti: Kaçaniku është më LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 08 June 2017

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi sot mbajtën tubim zgjedhor në Kaçanik ku shpalosen programin zgjedhor dhe prezantuan kandidatët për deputet para simpatizantëve të tyre.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti është i sigurt se Kaçaniku do ta votojë LDK-në dhe koalicionin me listë më profesionale.

“Programi ynë është i qartë për zhvillim ekonomik dhe punësim. Këtë e kemi dëshmitar dhe ju garantoj se është vetëm fillimi. Siguroj se pagat do t’i rrisim për çdo vit në bazë të rritjes ekonomike. Kemi rritur pensionet por prapë do t’i rrisim pensionet bazike 40 përqind. Ne sigurohemi se taksat e qyetarëvee dhe bizneseve do të shkojnë në buxhetin e shtetit. As njëherë nuk kemi pasur mbështetjeje më të madhe nga rinia sesa sivjet andaj në programin tone tonë do ketë arsim cilësor. Ne do të punojmë shumë për promovimin e investimeve të huaja dhe vendore. Ne nuk i frikësojmë dhe shantazhojmë investitorët e huaj. Ne do të kujdesemi për një shëndetësi moderne. Ne do ti funksionalizojmë menjëherë sigurimet shëndetësore. Nuk do të jetë askush mbi ligjin”, tha Hoti në Kaçanik.

-Advertisement-

Kryetari i LDK Isa Mustafa është i bindur në fitore të dielën.

“Kosovën ta ndërtojmë si të integruar në BE, të zhvilluar për ekonomi, arsim, shëndetësi dhe punësim”, tha Mustafa.

Ndërsa Ilir Deda nga Alternativa tha se qytetarët nuk kanë pasur asnjë here më lehtë të marrin vendimin për Abdullah Hotin kryeministër.

Zëvendës presidenti i AKR-së Labinot Tahiri ka folur në emër të Behgjet Pacollit, i cili tha se kanë për synim punësimin e të rinjve. Kryetari për Lëvizje për Drejtësi Sylejman Çerkezi tha se për Kaçanikun pak folet për meritat që i ka. Mveshja Kaçanikut sipas Çerkezit për ekstremizëm është i pa bazuar andaj, ky koalicion është për zhvillim, edukim dhe vlera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera