QUINT-i kërkon që të ndalen frikësimet e kërcënimet para zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 07 June 2017
Partitë politike serbe dhe simpatizantët e tyre në Veri të Kosovës janë përfshirë në një retorikë të ashpër ndërmjet tyre, që kulmoi edhe me incidente. Policia thotë se incidentet kanë motive politike.
Ambasadorët në Prishtinë të vendeve më të industrializuara, QUINT, thonë se të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike duhet ta kenë të drejtën e votës pa kërcënime. Ata i bëjnë thirrje policisë së Kosovës që të hetojnë rastet e kërcënimeve dhe përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë. Këtë deklaratë, QUINT e bëri pas incidenteve të vazhdueshme që po ndodhin në Veri të Kosovës, ku persona të caktuar siç thuhet “po frikësojnë dhe kërcënojnë votuesit serbë duke tentuar kështu që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve për partitë serbe”.
“Ditët e fundit, përfshirë edhe sot, kemi marrë një numër të konsiderueshëm raportimesh shqetësuese lidhur me përpjekjet për të pasur ndikim përmes frikësimeve dhe kërcënimeve mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Në veçanti, duket se ekziston një gatishmëri për të frikësuar dhe detyruar pjesëtarët e komunitetit serb të Kosovës që të votojnë në mënyrë të caktuar. Veprimet e tilla janë krejtësisht të papranueshme. Ftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të tilla t’i ndërpresin ato dhe u bëjmë thirrje autoriteteve dhe policisë së Kosovës që t’i hetojnë këto raste deri në fund”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.
QUINT: qytetarët të vendosin të lirë
Sipas ambasadorëve ”të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të drejtën që të votojnë ashtu siç ua merr mendja, pa kërcënime, ndikime dhe frikë ”. “Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët e Kosovës që t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm qytetarët e Kosovës e kanë këtë fuqi dhe përgjegjësi. Si pjesë e komunitetit ndërkombëtar, ne do të punojmë me këdo që zgjidhni ju”, përfundon deklarata e Ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara, QUINT-it.
Incidentet në veri të Kosovës ndërmjet partive serbe dhe simpatizantëve të tyre sipas policisë së Kosovës kanë motive politike. Pesë ditë më parë, persona tash për tash të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri objektin në të cilin gjenden zyrat e kryetarit të Komunës së Leposaviçit dhe Partisë së Serbëve të Kosovës, të cilën e drejton ish-ministri, Aleksandër Jabllanovi. Ai thotë se sulmi ka ardhur nga njerëz të Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e qeverisë snë Beograd. Një incident tjetër ishte ku vetë Aleksandër Jabllanoviçi, u ndalua nga policia pas akuzës që i bënë simpatizantë të Listës Serbe, të cilët sipas policisë, thonë se janë kërcënuar me armë zjarri nga Jabllanoviçi.
Jabllanoviç ishte njëri nga themeluesit e Listës Serbe. Por, pas shkarkimit të tij nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës në vitin 2015, ai u nda nga lista “Srpska”, dhe kjo ndarje nxiti reagime të shumta që i përçau serbët e Kosovës.
Incidente me motive politike
Zyrtarë të policisë së Kosovës në veri, thonë se incidentet e fundit në veri të Kosovës kanë motive politike.”Kur flasim për këto incidente, po flasim për një natyrë të incidenteve, problemeve, përkatësisht, në komunën e Leposaviçit, aty ku bashkësitë e ndryshme politike kanë përçarjet e tyre, në mes vete. Incidentet kanë krejtësisht karakter politik. Sigurisht që Policia e Kosovës është fokusuar kryesisht në Komunën e Leposaviçit, aty ku edhe është ky burim i incidenteve të njëpasnjëshme”, thotë për mediet lokale Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë për Veriun e Kosovës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit garojnë gjashtë subjekte politike serbe me gjithsej 99 kandidatë për deputet. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, të gjitha subjektet politike serbe u përfshinë në një listë, lista “Srpska”, e cila e kishte mbështetjen e Beogradit zyrtar. Edhe tash kur në Kosovë po zhvillohet fushata, zyrtarë të qeverisë në Beograd u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë listën serbe, gjë që sipas QUINT, është presion mbi votuesit serbë të Kosovës. Më i zëshmi që bën thirrje hapur që serbët e Kosovës duhet ta votojnë vetëm listën “Srpska”, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, është Marko Gjuriç, shef i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
“Lista Serbe është dëshmuar të jetë forca e vetme politike që në bashkërendim me Qeverinë e Serbisë mund të ndalojë shkeljen e interesave kombëtare serbe. Çdo votë e dhënë për përfaqësuesit e tjerë që e quajnë veten serbë, është e sponsorizuar dhe e kontrolluar nga Prishtina, që duan të sigurojnë votat për formimin e ushtrisë së Kosovës”, citojnë mediet serbe Marko Gjuriçin. Këto deklarata të Gjuriçit dhe disa zyrtarëve tjerë të qeverisë në Beograd, përfshirë edhe Aleksandër Vulinin, Ministër i Punës në Serbi, e shtynë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që t’ua ndalojë atyre të hyjnë në teritorin e Kosovës.
Nga 120 vendet sa ka Kuvendi i Kosovës, 10 vende janë të garantuara për serbët, ndërsa, 10 të tjera për komunitetet e tjera të pakicave joserbe.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...