Departamenti amerikan për tregti vazhdon trajnimet për Doganën e Kosovës(Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 07 June 2017
Nën organizimin e Departamentit amerikan për tregti dhe të përkrahur nga Ambasada amerikane në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar. Përveç Doganës së Kosovës në këtë trajnim janë duke marr pjesë edhe oda amerikane në Kosovë si dhe përfaqësuesit e bizneseve Kosovare. Hapja e trajnimi u bë nga përfaqësuesja e ambasadës amerikane Megan Naylor e cila theksoj se “Qeveria e SHBA është e përkushtuar në përkrahjen e institucioneve të Kosovës, edhe ky trajnim tregon qartë angazhimin tone në ndërtimin e institucioneve dhe ndihmë për zhvillimin e biznesin”.
Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm tha “Fillimisht falënderojë qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar Doganës respektivisht Kosovës. Duke qenë anëtarja më e re e Organizatës Botërore të Doganave ne kemi obligime dhe gatishmëri për zbatimin e konventave të OBD-së. Modernizimi i doganës dhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare paraqesin një objektiv kryesor në drejtim të lehtësimit të tregtisë. Koncepti I operatorëve ekonomik të autorizuar ofron partneritet në mes të
Doganës dhe tregtarëve duke iu lejuar operatorëve ekonomikë të lehtësira. Megjithatë, teksa ne jemi në hapat e fillestar konsiderojmë se ende ekzistojnë disa çështje në lidhje me OAE prandaj edhe ky trajnim është në përputhje me objektivat e përgjithshëm të doganës”.
Gjithashtu edhe udhëheqësi I odës amerikane z. Arian Zeka theksoi se “Gjatë viteve të fundit kemi parë progres të madh në doganë, pasi që edhe ne si odë kemi ulje të numrit të ankesave në procedurat doganore, prandaj mbështetja e Departamentit Amerikan për tregti besoj se duhet të zgjerohet edhe tek gjykatat me theks të veçantë tek çështjet fiskale”.
Derisa ky është trajnimi I gjashtë me rradhë që organizohet me mbështetje nga ambasada amerikane dhe Departameti amerikan për tregti.
Koncepti i Operatorëve Ekonomik të autorizuar “OAE mund të përkufizohet si një operatorë i cili konsiderohet i besueshëm në kontekstin e operacioneve të tij të ndërlidhura me çështje doganore dhe të çështjeve të sigurisë dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzoi përfitime në territorin doganor të Kosovës”/INFOKUSI
Të tjera
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...
-
Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar ...
-
Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...